HOTAM: Hotele moderne për zhvillim të turizmit
Janë të nevojshme kapacitete të reja të akomodimit dhe rritje të numrit të shtretërve në Maqedoni për zhvillimin turizmit, konsideron kryetari i HOTAM-it Kërste Bllazhevski...

Sipas tij, numri i kapaciteteve të akomodimit, duhet të rritet dyfish dhe atë në hotele moderne.
"Duhet të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për ndërtimin e kapaciteteve të reja dhe rritjen e numrit të shtretërve në Maqedoni. Neve na duhen hotele të vërteta moderne, të mos jenë vendpushime ose ndërtesa banesore të shndërruara në hotele", thotë Bllazhevski.
Këtë vit, theksoi ai, ka pasur mbi 750.000 bujtje, që vlerësoi se është numër i mirë në lidhje me kapacitetet e akomodimit. Veçanërisht konsideron se duhet të punohet në pjesën lindore të shtetit. Për zhvillimin e turizmit në Maqedoni, siç theksoi njeriu i parë i HOTAM-it, do të kontribuojë edhe përmirësimi i infrastrukturës, ndërtimi i autostradave dhe rikonstruimi i rrugëve magjistrale dhe rajonale.
Pret për një kohë të shkurtër të përgatiten plane për zonat turistike dhe në mënyrë transparente të shfaqen me çka do të hasen investitorët. Sipas paralajmërimeve, është paraparë ndërtimi i i zonave turistike në Ohër dhe Strugë, ndërsa si variant është përmendur edhe Rodazhda.
"Zonat turistike përfshijnë parcela për ndërtim të hoteleve, qendra për shoping dhe objekte tjera përcjellëse që duhet t'i ketë një destinacion turistik. Presim rezultate pozitive nga këto zona dhe oferta që do ta japin", deklaroi Bllazhevski.
Turizmi është degë që rritet shpejtë, në botë vitin e kaluar tejkaloi numri prej një miliardë vizitorë. Nëpër Evropë më shpesh shëtisin turistë nga Koreja jugore, Japonia dhe Kina, ndërsa Maqedonia si pjesë e Ballkanit shpesh hyn në ato turne qarkore. (mia.mk)
