Një aeroplan rus u rrëzua në Gadishullin e Sinait
Ekipet egjiptiane të shpëtimit kanë dëgjuar zëra në pjesë të të aeroplanit rus që sot u rrëzua në Gadishullin e Sinait. Shpresojnë se ka të mbijetuar...

"Ka edhe një pjesë e aroplanit me udhëtarë dhe ekipet e shpëtimit tentojnë të hyjnë në të, duke shpresuar se ka të mbijetuar", deklaroi një përfaqësues i autoriteteve të Sinait.
Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin u shprehu ngushëllim famileve të të vdekurve në aksidentin e aeroplanit. Të gjithë personat në aeroplan janë shtetas rus.
Ministria ruse e Gjendjeve të Jashtëzakonshmne dërgoi pesë aeroplanë me ekipe shpëtimi, ndërsa me operacionin e tyre do të koordinohet, me urdhër të Putinit, nga ministri i Situatave të Jashtëzakonshme Vladimir Puçkov.
Në Rusi nesër është shpallur ditë zie.
Paraprakishtm u kumtua se është gjetur njëra nga kutitë e zeza dhe mes të tjerëve nga aeroplani janë nxjerrë njëqind trupa të pajetë.
Armata izraelite u ofroi ndihmë Egjiptit dhe Rusisë pas fatkeqësisë së aeroplanit në Gadishullin e Sinait.
Në mesin e 224 personave të cilët kanë qenë në aeroplan, i cili ka fluturuar nga Sharm el Sheik në Shën Petersburg, ka pasur edhe 17 fëmijë.
Agjencia ruse e lajmeve TASS duke iu referuar burimeve anonime nga aeroporti ndërkombëtar në Kajro publikoii se piloti para se aeroplani Boing A321 të zhduket nga radarët ka kërkuar detyrimisht të aterojë në donjë aeroport më të afërt. (mia.mk)
