Anketa: Spitali i Përgjithshëm i Ohrit në mesin e institucioneve që ofrojnë shërbim cilësor mjekësor në vend
Spitali i Përgjithshëm në Ohër është mes liderëve kur bëhet fjalë për shërbime cilësore që ofrojnë institucionet shëndetësore në nivel kombëtar. Këtë e tregojnë rezultatet nga hulumtimet e bëra që i zbatoi Ministria e Shëndetësisë gjatë vitit 2015...

Drejtori i ESHP Spitali i Përgjithshëm nga Ohri Ljuben Arnaudov sipas anketës anonime të zbatuar mes pacientëve theksoi se 85,6 për qind nga të anketuarit janë prononcuar se janë të kënaqur me kujdesin mjekësor që i ofron institucioni.
Madje 92,2 për qind nga të anketuarit janë të kënaqur nga kushtet në sallat e pritjes, 66,66 për qind nga pajisjet në dhomat e spitalit, 6,7 për qind nga kushtet e dhomave, ndërsa një qind për qind të kënaqur janë shprehur pacientët kur bëhej fjalë për higjienën në dhomat e spitalit, nga ushqimi i spitalit dhe nga cilësia e shërbimit mjekësor të ofruar nga mjekët.
Anketa për hulumtime të kënaqësisë së pacientëve është zbatuar tek gjithsej 2.810 të anketuar nga 13 spitale nëpër vendin, mes të cilëve edhe Spitali i Përgjithshëm - Ohër. (mia.mk)
