Zjarr në një treg në Filipine, 15 të vdekur
31.10.2015 15:13
15 tregtarë, përshirë edhe 6 fëmijë kanë vdekur, pasi një zjarr shpërtheu në një treg public në Filipine, thonë policia e këtij shteti, shkruan BBC...
Rreth 13 persona të tjerë janë lënduar nga ky zjarr, i cili ndodhi në qytetin jugor të Zamboanga.
Zjarri kishte filluar si pasojë e djegies së disa rrobave, me ç’rast morrën flakë edhe kabllot elektrike të cilat ishin të varura jo në lartësi të duhur, ka thënë policia, transmeton lajmi.net.
Zjarri ishte aq i fuqishëm sa autoritetet janë detyruar që të kërkojnë ndihmë nga vullnetarët nga lagjet aty pranë. (lajmi.net)
