Neziri: Do bëjmë sanimin e dritareve të 60 dyqaneve

31.10.2015 15:47

Kalldërmat kanë jetë! Me këtë iniciativë të filluar qysh në vititn e kaluar, ne takimin e sotëm edhe njëherë u ritheksua se minsitria e ekonomisë në bashkëpunim me komunën e cairit , odat ekonomike dhe bizneset private, do të mbështesin esnafin për të pasuruar dhe vazhduar jetën e carshisë së vjetër të Shkupit...

Në kuadër të programit për konkurencë, inovacion dhe ndihmë ndërmarrëse , ministria e ekonomisë përmes subvencioneve të ndryshme ndihmon në forcimin e esnafit si dhe  promovimin e zejeve në vend, tha me kete rasti minsitri i ekonomise, Neziri.

“Ministria e Ekonomisë së bashku me komunën e Cairin zbaton edhe projektin për rregulliminn e dritareve duqaneve dhe reklamave në carshinë e vjetër. Aktualisht jemi duke u marre me hartimin e bllokut 3/2 i cili përfshin 60 dyqane. Pë cdo duqan do të bëhet projekti i vecantë për ruajtjen dhe restaurimin e mbishkrimeve me c’rast vëmendja e vecantë do ti kushtohet ruajtjes dhe origjinalitetit dhe  vlerës kulturore të objektit” – tha ministri i ekonomisë, Bekim Neziri.

Mexhiti: Çarshia po shndërrohet në rrugë të artit

Kontribut të vazhdueshem për revitalitetin e carshisë, do të jep edhe Komuna e Çairit, theksoi kryetari Mexhiti, ndërkaq nga oda ekonomike shprehen nevojën e shoqërisë për të shfrytëzuar benefitet historike të Çarshisë.

“Komuna e Çairit bën përpjekje dhe merr varg aktiviteteshme cka carshisë së vjetër të Shkupit i jep një dimension të ri modern, gjejgësisht hapsirë ku gjendet dhe kënaqet njeriu modern i ditëve të sodit. Çarshia e Vjetër e Shkupit ka magjinë e saj duke na lidhur me traditën e pasur dhe trashëgiminë e paraardhësve tanë” – tha kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

“Shkupi  është një qytet që paraqitjen e tij autentike e merr me simbiozë të modernitetit dhe traditës. Në njërën anë është carshia e vjetër që është thelb I artit, ku cdo cep është thesar i vlrave të ëprjetshme por cë ka nevojë ëpr ndihmën e shoqërisë modern për të nxitur njerëzit që të gëzojnë bukurinë e Çarshisë së Vjetër” – tha Kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Nebi Hoxha.

Ambasadori bullgar, Petkov me këtë rast siguroi mbështjetn e Bullgarisë në restaurimin e carshive në Maqedoni.

“Turizmi zhvillohet aty ku ka turizëm i kulturore , aty ku ka histori kulturore dhe ajo ide duhet shrytëzuar, pikërisht për faktin se nuk e kanë të tjerrët. Ne japim mbështjetje e anbasadës bullgare dhe respektin për këtë projekt” – deklaroi ambasadori i Bullgarisë, Ivan Petkov.

Këto komente u thanë në projektin për brendimin e Carshisë, të organizuar nga  Ministria e Ekonomisë, Komuna e Cairit,   OEMVP ,Oda ekonomike maqedono bullgare si dhe nga bizneset private. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)