Rosberg më i shpejti në Meksikë, surprizon Kvyat
Nico Rosberg ngre kokë në provat e dyta të lira të Cmimit të Madh të Meksikës...
Gjermani i Mercedes regjistroi xhiron më të shpejtë në këtë sesion teksa e ndali kronometrin me kohën 1 minutë 21 sekonda e 531 të mijtat.
Në pistën e re të kryeqytetit meksikan të gjithë pilotët vuajtën përshtatjen e pak duke bërë shumë gabime. Paraqitje për tu vlerësuar ajo e dy makinave Red Bull në cirkuitin Autodromo Hermanos Rodriguez. Danil Kvyat me 245 të mijtat më shumë se Rosberg dhe Ricciardo me 337 të mijtat më tepër u pozicionuan respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë. Vetëm vendi i 4-t për kampionin e freskët të Botës, britanikun Leëis Hamilton.
Menjëherë pas anglezit të Mercedes u pozicionuan dy makinat Ferrari me Vettel që u rendit i 5-ti ndërsa Raikkonen i 6-ti. Mbi një asfalt të ri dhe shumë të rrëshqitshëm sic ishte ai në Mexico City, protagonist kryesor u bë Max Verstappen.
Piloti i talentuar i Toro Rossos ishte më i shpejti në sesionin e parë të provave të lira, ndërsa në sesionin e dytë u përplas në kthesën e fundit duke bërë që për momentin në pistë të valvitej flamuri i kuq. Asnjë problem gjithsesi për Verstappen që u detyra më pas ti ndiqte nga televizori pjesën e mbetur të testeve të lira.
Mbetet për tu parë se cfarë do të bëjë Rosberg në provat zyrtare dhe në garë, pasi me Hamilton tashmë matematikisht kampion Bote, lufta do të jetë e gjitha mes dy gjermanëve Vettel dhe Rosberg për vendin e dytë në klasfikimin e përgjithshëm.