NBA, Washington fiton të dytën, James thyen Miamin
Fitorja e dytë në dy takime për Washington Wizards...

Falë një periode të 4-t fantastike të Bradley Beal i cili në këtë fraksion loje realizoi 14 nga 26 pikët e tij, kryeqytetasit kaluan me rezultatin 113-118, Milwaukee Bucks në transfertë.
Formacionit të drejtuar nga Jason Kidd nuk i mjaftoi paraqitja e mirë e grekut Giannis Antetokounmpo i cili koleksionoi në total 27 pikë 9 rebound dhe 2 asiste, për të evituar humbjen e dytë sezonale.
Me një Bradley Beal në formë të jashtëzakonshme kryeqytetasit regjistruan një rezultat të pjesshëm 36-21 në favor në periodën e 4-t duke e fituar të gjithë takimin 118-113. Te Washington përvec Beal spikati edhe Sessions me 23 pikë në total.
Nuk njohin rivalë kampionët e Golden State. Warriors dolën trimufues edhe nga transferta e Texasit përballë Houstonit me shifrat 92-112. Më miri për skuadrën nga Oakland ishte edhe njëherë tjetër Stephen Curry me 25 pikë 6 asiste dhe 7 rebound.
Ndërkohë Lebron James në një formë shumë të mirë i shkaktoi humbjen e parë sezonale Miamit. 29 pikë realizoi mbreti James në këtë takim ndërsa Kevin Love shtoi 24 pikë në suksesin me shifrat 102-92 të Cleveland Cavaliers ndaj Heat-save.
