Raportprogresi për Maqedoninë, ekspertët: Rekomandim të kushtëzuar

31.10.2015 16:26

Zërat se Maqedonia do të merr rekomandim të kushtëzuar në raport progresin i cili do të publikoheh javën që vjen, flasin për një shqetësim të madh për vendin...

Deri te ky vlerësim BE-ja ka ardhur si pasojë e ngjarjeve dhe krizës politike që shënuan këtë vit Maqedoninë,  vlerëson njohësi i studimeve evropjane, Ylber Sela.

Gjthashtu edhe mungesa e vullnetit politik, sidomos të liderëve maqedonas për tejkalimin e sfidave, kanë bërë që BE të jap notë negative për përparimin e vendit.

“Ajo që duhet ta dinë të gjithë sepse po bëhet një huti nga mediat për qytetarët është se rekomandimi për Maqedoninë do të jetë negative dmth do të jetë me pika negative duke marrë faktin se cka ka ndodhur në këtë vit në Maqedoni dhe rekomandimi bën një rengen për punën e qeverisë dhe shtetit. KE e ka fjalën e fundit. KE mban dy herë në vjetmbledhje në nivel kryeministrash dhe kryetarë shtetesh. Besoj se në dhjetor,   edhe nëse vjen rekomandimi të jetë pozititv, prapë se prap do ta pengon Greqia” – tha profesori universitarë, Ylber Sela.

Maqedonia doemos të zbatojë Marrëveshjen e Përzhinës sepse përndryshe vendi do të përballet me skenare të zeza, thekson,  Sela.Sipas tij, nuk do të mungojnë as revolta e qytetarë të cilët do të shfrytëzojnë format e organizmit të protestave dhe shprehjes së  pakënaqësive.

“Maqedonia duhet të zbatjë Marrëveshjen e Përzhinës, mendoj se nëse nuk arrihet kjo, atëherë vendi do të izolohet  dhe izolimi nënkupton situata të errëta për Maqedonisë,  mund të vijë ne modele siq ishte situata me Ukrainë,  Bjellorusi, ku do të vijnë mekanizmat e protestave apo ndjekjes së popullit që mund të shkaktojë  elemente negative dhe mandej duhet shumë kohë për të riparuar situatën” – deklaroi profesori universitarë, Ylber Sela.

Ndërkaq ekperti belg Piter Vajhout , ndermejtes ne grupet e punes, këtë fundjavë   po qëndron në Bruksel për konsultime shtesë  për përafrimin e qëndrimeve të partive nënshkruese të Përzhinës, rreth kompetencave të minsitrave të opozitës. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)