Bukuresht, zjarr në klub nate, dhjetëra të vdekur
31.10.2015 16:41
27 njerëz, shumica prej tyre adoleshentë dhe të rinj, kanë gjetur vdekjen nga një zjarr që ka shpërthyer në një klub nate në Bukuresht...

Shpërthimi i zjarrit ka ndodhur në klubin e natës Colectiv të premten mbrëma, duke shkaktuar rrëmujë të madhe në dalje.
Besohet zjarri është shkaktuar nga fishekzjarret që janë lëshuar brenda ambienteve të klubit.
Shefi i emergjencës Raed Arafat ka thënë se 155 persona po trajtohen në spitalet e kryeqytetit rumun.
Raportohet se brenda klubit kanë qenë rreth 400 persona, e në mesin e të lënduarve raportohet për 25 persona në gjendje kritike për jetë.
