LSDM: Stavreski po e fshehë borxhin publik

31.10.2015 17:17

Partia opozitare maqedonase LSDM, ka akuzuar Qeverinë se nuk i respekton ndryshimet ligjore në lidhje me borxhin publik....

“Qeveria me procedurë të përshpejtuar i ka bërë ndryshimet në ligjin për borxhin public me qëllim që partia në pushtet t’i përgënjeshtrojë të dhënat për borxhin publik”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga atje e akuzojnë ministrin e Financave, i cili është përgjegjës që t’i tregojë të dhënat reale të borxhit publik, ndërkaq sipas tyre, ai përsëri po e fshehë atë.

“Sipas ligjit, Stavreski e ka për obligim që t’i publikojë të dhënat se sa është borxhi publik deri më 30 tetor të vitit 2015, gjegjësisht deri dje. Ashtu siç mund të vërtetohet edhe nga opinioni, afati kohor kaloi dhe Stavreski e shkeli ligjin, borxhi nuk është publikuar”, thonë nga LSDM.