Ministria e financave demanton LSDM-në, borxhi publik është publikuar
31.10.2015 17:20
Pas akuzave të LSDM-së që ministri Zoran Stavreski dhe Ministria e Financave e fshehë borxhin publik, kjo e fundit ka reaguar me një kumtesë, duke përgënjeshtruar akuzën e LSDM-së...

Borxhin publik Ministria e Financave e ka publikuar në pajtueshmëri me ligjin në fund të secilit kuartal dhe që këtë e ka bërë sot.
“Borxhi publik dhe shtetëror mund të gjendet në portalin e Ministrisë së Financave. Prandaj nuk po e kuptojmë arsyen e reagimit nga ana e LSDM-së opozitare”, thuhet në reagimin e Ministrisë së financave.
