Super Coutinho dy gola për "shkarkimin" e Mourinhos
Chelsea pëson humbjen e radhës në Premier League duke u mundur në shtëpi 1-3 ngaLiverpooli në derbin e fundjavës...

Të Kuqtë që drejtohen nga Jurgen Klopp kanë përmbysur gjithçka duke vënë në diskutim më shumë se kurrë të ardhmen e Jose Mourinhos.
Blutë e Londrës ishin të parët që kaluan në avantazh pas një aksioni të bukur nga e majta me Azpilikuetën, dhe më pas me konkretizimin e Ramires. Liverpooli u kundërpërgjigj para pushimit me Coutinhon që shënoi një gol shumë të bukur.
Sulmuesi brazilian ruajti edhe një tjetër perlë në pjesën e dytë teksa shënoi edhe golin e avantazhit për ekipin e tij. Mourinho nuk u besonte syve, ndërkohë që Benteke, mendon për të vulosur gjithçka pas një aksioni të mbyllur në mënyrën më të mirë.
Liverpooli me këtë fitore ngjitet në vendin e 7-të në kuotën e 17 pikëve, ndërkohë që Chelsea noton në ujëra të turbullta në vendin e 15-të me vetëm 11 pikë.
