Arifi dhe Izairi vizituan punimimet e ujësjellësit, tetovarët së shpejti me ujë të mjaftueshëm
Kryetarja e komunësë së Tetovës Teuta Arifi së bashku me ministërin e ekologjisë Nuran Izairi sot nga afër inspektuan punët që janë duke u bërë për realizimin e projektit madhor të ujësjellsit të Tetovës...

Kryetarja e komunësë së Tetovës Teuta Arifi së bashku me ministërin e ekologjisë Nuran Izairi sot nga afër inspektuan punët që janë duke u bërë për realizimin e projektit madhor të ujësjellsit të Tetovës, të cilin qytetarët e presin më shumë se një dekadë që ky projekt i rëndësishm të zgjidhet dhe të bëhet realitet.
Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi tha se ky projekti i ujsjellsit të Tetovës është njëri ndër projektet primare dhe kryesore të Komunës dhe premtoi se në një të ardhem të afërt ky projket do të realizohet dhe qytetarët do të kenë ujë të mjaftueshëm nëpër venbanimet e tyre.
Punimet e ujësjellsit për qytetin e Tetovës janë duke vazhduar me intensitet të madh dhe më së voni deri në përfundim të këtij viti qyteti i Tetovës dhe qytetarët e saj do të kenë ujë të pijshëm dhe problemi shumë vjecarë i ujsjellsit të Tetovës te zgjidhet një here e përgjithmonë. (Visar Sadiki, TVM2)
