Fakulteti i Shkencave Islame, konferencë hulumtuese shkencore fetare
Shqiptarët janë populli i vetëm autokton që me shumicë I takojnë komunitetit islam, andaj detyrimisht shqiptarët duhet të jenë faktorë me ndikim për çështje islame në Evropë...

Kjo u tha në konferencën shkencore me temë “Medhhebi Hannefij, priortetet dhe sfidat”, ku morrën pjesë krerët e komunitetieve islame të trojeve shqiptare, teolog, shkenctarë si dhe student të shkencave islame.
Kreu i BFI-ës Sulejman Rexhepi theksoi se kjo është një temë që duhet studiuar, pasi që në të kaluarën kanë munguar debatet e tilla.
“Ebu Hanifja nuk është hulumtuar, nuk është studiuar dhe analizuar sa duhet sidomos në trevat tona autojktone, veprat e shkruara, për Ebu Hanifen janë shumë të përcipta. Konsideroij se ky element është një nga arsyet që kemi organizuar këtë konferencë” – tha kryetari i BFI-së së Maqedonisë, Sulejman ef. Rexhepi.
“Duke marrë paraszsh zhvillimet në botën islame, shihet mnevoja e patjetërsueshme e njohësve sa më mirë të medhhebeve, të cilat filluan lulëzimin e tyre në shekullin VII, në saje të faktoirëve të ndrysdhëm si fetar, politik, ekonomik etj” – tha Skender Bruçaj.
Në vend të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Trnava, në këtë konferencë ishte i pranishëm Ajdin Sinani, kryetar i kuvendit të BIK-ut, i cili përshëndeti këtë organizim. Ndërsa nga këshilli organizativ theksuan që kjo konferencë ka karakter nxitës për studiuesit.
“Qëllimi i konferencës përveç tjerash ka karakter nxitës për të gjithë ne, e veçanërisht për studiuesit e rinj, që me përkushtim ti bëjnë hulumtimet shkencorte në këtë fushë” – tha kryetari i këshillit organizativ, Jusuf Zimeri.
Kjo konferencë do të jetë dyditore, në të cilën punimet do ti prezentojnë hulumtues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. (Ersan Pajaziti, TVM2)
