Në aeroplanin rus kanë vdekur 27 fëmijë
Së paku 27 fëmijë kanë qenë në aeroplanin rus të udhëtarëve në momentin kur ai u rrëzua në Sinai të Egjiptit, raporton agjencia ruse TASS...

Aeroplani që fluturonte nga Sharm El Sheik për Shën Petersburg është rrëzuar në gadishullin Sinai ndërkaq të gjithë udhëtarët dhe stafi i aeroplanit që kanë qenë në të kanë vdekur.
“Kemi informata se 27 fëmijë kanë qenë në aeroplan. Shën Petersburg do të marrë pjesë në transportimin e viktimave. Mund të ketë ndonjë vështirësi kur është në pyetje Ukraina por presim bashkëpunim”, ka thënë njëri nga zyrtarët e Shën Petersburgut Aleksandër Pzhanenkov.
Sipas informatave më të reja në mesin e udhëtarëve kanë qenë 217 rusë, tre ukrainas dhe një shtetas nga Bjellorusia.
Ministria e Transportit të Rusisë ka hedhur pishtë raportimet e mediave se në aeroplanin rus kanë shtënë terroristët.
