Në Klinikën e Neurologjisë rritet numri i pacientëve nga goditjet në tru

01.11.2015 13:58

Ritet numri i pacienteve të cilët vuajnë nga smundjet e ndryshme në tru...

Në klinikën e Neurologjisë në Shkup, kohëve të fundit, si rrall më parë, janë shpeshtuar rastet me gjakëderdhjeve dhe goditjet në tru tek pacientet.

Specialistët për TVM-2 thonë, se ndryshmet enorme të motit kanë ndikuar në shtimin e numrit të pacienteve.

“Rrallë ndodh kështu, javën e kaluar patëm rreth 20 deri më 25 raste të hemoragjisë, vetëm në klinikën tonë që u paraqiten, flas për hemoragjitë jo për goditjet në tru në përgjethësi. Hemoragjitë zakonishtë janë ¼ e numrit të përgjithshëm, dmth nëse kemi pas 25 hemoragji 75 iskemi, ose goditje në tru” – tha neurologu, Arben Taravari.  

Sulmet hemoragjike në faktë ndodhin prej shtypjes së lartë, kur një enë e gjakut pëlcet, ndërsa deri te goditjet në tru vjen kur ngushtohen enët e gjakut dhe nuk ka qarkullim të mire të gjakut në tru.

Në të dyja rastet, thonë specialistët vjen deri në marrjen e  njërës anë të trupit. Gjenetika, faktorët e rrezikut dhe stresi i tepërt të qytetarëve janë faktorë kyç për paraqitjen e këtyre goditjeve, ndërsa grupa më e rrezikshme që kërkon kujdes të veçant janë të moshuarit të cilët vuajnë nga ndonjë sëmundje paraprake.         

“Dekada e 6 prej 50 deri më 60 vjeç,dekada e 7 dhe e 8 e njerzëve duhet të jenë të kujdesshëm në kontrollimin e sëmundjeve që kanë. Në qoftëse kan hypertension, ose tension të lartë  ata të kenë të kontrolluar në çdo moment, e dyta nëse kanë dijabet të kenë të kontrolluar, të përdorin ilaçe të caktuara të cilët e prevenojnë inskemin, goditjen në tru si përshembull aspirinat kardiopirina dmth ilaçe antiagregans” – deklaroi neurologu, Arben Taravari.

Specialistët e klinikës së neruologjisë u këshillojnë qytetarëve që gjatë kësaj periudhe të ndryshimeve të motit, të mos dalin pa nevojë jashtë,sepse kjo është një ndër mënyrat e mbrojtjes së pacienteve në mosh që mund të parandalojn që të mos vije deri te goditja në tru. (Rexhep Qamili, TVM2)