Tërmet është ndjerë në disa pjesë të Maqedonisë

01.11.2015 12:38

Tërmet me një intensitet prej 3 deri në 5 ballë sipas shkallës makrosizmike evropiane është ndjerë sot në mëngjes në disa pjesë të Maqedonisë, kumtoi Observatori sizmologjik në Shkup...

Rrjeti telemetrik sizmologjik, tërmetin e ka regjistruar në orën 7 e 26 minuta, ndërsa epiqendra e tij gjendet në Republikën e Shqipërisë, 110 km në jugperëndim të Shkupit.

Sipas të dhënave makrosizmike, ky tërmet është ndjerë në Dibër, me intensitet prej 5 ballëve, Shkup dhe Tetovë me intensitet prej 3,4 ballëve dhe Ohër dhe Manastir me intensitet prej 3 ballëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane-1998. (mia.mk)