Fillon programi i nëntorit në Kinotekën e Maqedonisë

01.11.2015 12:57

Me filmin francez "Çfarë i kemi gabuar Zotit" në regji të Filip de Shoveron nga viti 2014, Kinoteka e Maqedonisë sonte do ta fillojë programin e nëntorit...

"Këtë muaj fillojmë me shfaqjen e filmave të pavarura bashkëkohore, vazhdojmë me produksionin bashkëkohor evropian, me kinoklubin francez, përsëri kemi javën e filmit bashkëkohor japonez, këtë herë e shkurtuar vetëm katër filma, dhe gjithashtu, vazhdojmë me shfaqjet mujore të kinematorisë suedeze", kumtoi Kinoteka.

Nga 5 deri më 8 nëntor në Kinotekë do të shfaqet edhe filmi nga festivali i sivjetëm i filmit të animuar "Animaks", ndërsa gjatë ditëve në vijim do të organizohen edhe festivale filmike etnologjike studentore dhe Festivali për skenar të filmit "Skript Fest". (mia.mk)