Përleshje e armatosur në Tetovë

01.11.2015 13:10

Të shtëna me armë dhe rrahje ku morën pjesë pesë persona ka ndodhur mbrëmë, dhjetë minuta pas mesnatës, në lagjen e Tetovës Drenovec, kumtoi policia...

Në përleshje, përveç armëve të zjarrit janë përdorur edhe armë të ftohta.

Tre personat E.O. (22), S.O. (22) dhe R.O. (53) nga fshati Dobrosht kanë marrë lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në Klinikën spitalore Tetovë, ndërsa L.I. (24) dhe K.B. (21) nga Tetova, gjithashtu të lënduar, janë dërguar në Qendrën Urgjente në Shkup.

E.O. në përleshje ka marrë lëndime me armë zjarri në këmbën e djathtë, S.O. në këmbën e majtë, ndërsa R.O plag me thikë në shpinë. L.I ka plagëme thikë në qafë, ndërsa K.B. gërvishtje në ekstremitete.

Ekipi i ekpsertizës nga SPB-Tetovë punon në ndriçimin e tërësishëm të rastit. (mia.mk)