Ekspertët: Kritika për reforma në raportprogresin
Një ndër kërkesat periodike të Komisionit Evropjan në raprotet për vlerësim të qeverisë, është edhe reformat në adminsitratën publike dhe shtetërore...

Maqedonia si vend aspirant për integrim ne BE, doemos duhet ti respektojë kriteret e Kopenhages, respektivisht kriteret e Selanikut për Ballkanin Perëndimor.
Ekspertët për punë e adminsitratës publike thonë se kriza politike në Maqedoni ka lënë tërësisht anash reformat në administratën shtetërore dhe sipas tyre, kritika për reforma në adminsitratë edhe këtë vit do të ketë në draftin e raport progresit.
“Sigurisht me këtë tempo të cilën e paraqesin qytetarët që janë kompetente për këto çështje, do ta dëshmojnë të kundërtën sepse gjithmonë pretendohet se dicka është arritur, mirëpo praktika dëshmon tjetër gjendje reale e cila nuk është për tu lavdëruar. Nëse i referohemi në përgjithësi progres raportit për reforma në administrate, ndoshta kjo do të jetë më e theksuar sepse pretendohet se në vende aspirante sic është praktika e Maqedonisë, këtu duhet punuar më tepër, në këtë rast aktorët, kompetentët, që duhet ti kryejnë reformat” – deklaroi profesoresha e Administratës Publike, Besa Kadriu.
Sistematizimi dhe krijimi i kuadrove profesionale, të cilët do të zënë vendin e duhur në administratë, përkatësisht kur në vendet vakante do të vendosen personat të cilët kanë përgatitje profesionale adekuate, atëherë mund thuhet se kemi administratë të reformuar, thekson ligjeruesja, Kadriu.
Ndryshe në raport progresin për Maqedoninë nga Komisioni Evropian për vititn e kaluar, është theksuar numri i madh i të punësuarve në adminsitratën publike, nevoja e depolitizimit, mosefikasiteti dhe mungesa e kuadrove profesionale. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
