Përfundon FTM "Skupi festival 2015"

01.11.2015 13:22

FTM "Skupi festival 2015" sonte do të mbarojë me paraqitjen e dy shfaqjeve me kamera nga Bullgaria dhe nga Gjeorgjia...

Nga ora 20:00 në kinemanë "Frosina" do të shfaqet "Shtëpia e zemërimit" e Teatrit Vzrazhdane nga Sofja në regji të Diana Dobreva. Në këtë shfaqje tetë gra kërkojnë përgjegjësi për lirinë e vullnetit njerëzor dhe për rrugën drejt fatit. Bazë për dramaturgjinë e kësaj shfaqjeje është "Shtëpia e Bernarda Alba" vargje të Federiko Garsija Lorka, si dhe poema të Rafaell Alberti, Migell Ernandes dhe Diana Dobreva.

Nga ora 22:00 në Dansing sallën në QKM do të jetë mysafir Nodar Dumbadze Profesional, teatri shtetëror për të rinj nga Tbilisi me shfaqjen "1945". Autor dhe regjisor është Nikolloz Sabashvili.

Pas pesë ditë zgjatje të "Skupi festival", juria tre anëtarëshe sonte di ta shpall fituesin e edicionit të sivjetëm. (mia.mk)