Janë dhënë 2.249 vërtetime për kërkesa për azil

01.11.2015 13:34

Gjatë së djeshme (në periudhën prej orës 08:00 deri në orën 24:00) janë dhënë vërtetime për qëllimin e shprehur për dorëzim të kërkesës për njohje të drejtës së azilit për gjithsej 2.249 shtetas të huaj, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme...

Prej tyre 1.140 janë të gjinisë mashkullore, 379 janë të gjinisë femërore, 636 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 94 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u janë dhënë vërtetime për qëllim të shprehur për dorëzimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë, personave të cilëve më së shumti u janë dhënë më të numërt janë shtetasit e Sirisë (1.133), Afganistanit (811), Irakut (103), derisa të tjerët janë në numër më të vogël.

Në periudhën prej 19 qershorit deri më 31 tetor 2015 në ora 24:00 janë dhënë gjithsej 200.238 vërtetime për shtetasit e huaj. Prej tyre 122.569 janë të gjinisë mashkullore, 28.021 janë të gjinisë femërore, 39.315 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 9.333 fëmijë, të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllim të shprehur për dorëzimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë më të numërt janë shtetasit e Sirisë (129.906), Afganistanit (40.234), Irakut (15.494), Pakistanit (4.293), Iranit (3.441), Palestinës (1.698), Somalisë (990), Bangladeshit (929), Kongos (498), Nigerisë (258), Kamerunit (225), Eritresë (212)..., derisa të tjerët janë në numër më të vogël.

"Në periudhën prej orës 08:00 deri në orën 24:00 të 31.10.2014 deri te Sektori për azil nuk janë parashtruar kërkesa për njohjen e të drejtës së azilit në bazë të vërtetimit paraprakisht të dhënë për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit”, informojnë nga MPB-ja.

Nga fillimi i dhënies së vërtetimeve deri më 31 tetor 2015 deri te Sektori për azil janë parashtruar 70 kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të lëshuar prej më parë, me ç'rast 51 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, prej tyre 15 për fëmijë, pastaj pesë kërkesa nga shtetas nga Afganistani, prej të cilëve katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, nga dy kërkesa prej shtetasve nga Maroku, Libani, Palestina, Algjeria dhe Iraku (katër prej kërkesave janë për fëmijë) dhe një kërkesë prej një shtetasi të Egjiptit. (mia.mk)