Al-Shababi vret 15 veta në Mogadishu

01.11.2015 13:52

Militantët e Al-Shababit kanë sulmuar një hotel në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, duke vrarë së paku 15 veta...

Personat e armatosur kanë përdorur dy makina bombë për të sulmuar hotelin Sahafi, ka thënë policia.

Viktimat përfshijnë së paku një deputet dhe gjeneralin që ka udhëhequr ofensivën e vitit 2011 për dëbimin e Al-Shababit nga Mogadishu.Trupat e Bashkimit Afrikan dhe forcat qeveritare kanë thënë se kanë rikthyer kontrollin e hotelit pas një beteje me armë zjarri.

Hoteli frekuentohet shumë nga anëtarë të Parlamentit të Somalisë.