NBA, Indiana pëson humbjen e tretë rresht, mundet nga Utah

01.11.2015 15:01

Indiana Pacers e ka nisur sezonin e ri të NBA në mënyrën më të keqe duke regjustruar humbjen e tretë radhazi...

Ky është një rekord negativ për ekipin nga Indianapolis që nuk i regjistronte tre disfata rresht në start që prej vitit 2010. Ishte ish-i Gordon Hayward që i shkaktoi humbjen skuadrës së tij pasi Utah Jazz u imponuan në pjesën e dytë të takimit duke fituar lehtësisht 97-76.

Ishte Trey Burke ai që regjistroi rezultatin e përkohshëm 8-0 për Utah dhe ky ishte momenti kur Indiana nuk arriti të rihynte në ndeshje pasi në periodën e katërt mysafirwt u treguan të pamëshirshëm me 21 pikë që mbyllën takimin në favor të tyre.

MVP i fundit në NBA, Stephen Curry, ishte i pakapshëm mbrëmë në përballje kundër New Orleans Pelicansit. Curry, shënoi 53 pikë dhe i bëri 9 asistime, duke luajtur rolin kryesor në fitoren e skuadrës me rezultat 134-120.

Stephen Curryt, i ndihmoi edhe Draymond Green me 21 pikë, derisa në anën tjetër u dallua Anthony Davis me 26 pikë e 15 kërcime. Kjo ishte fitorja e tretë me radhë e kampionit aktual, Golden State Warriors, derisa New Orleans Pelicans ende nuk ka shijuar fitoren pas tre ndeshjeve të zhvilluara. 

Në takimet e tjera, Washington u mund në shtëpi nga New York 110-117, Brooklyn ra në transfertën e Memphis 91-101, Los Angeles Clippers triumfoi në derbin kalifornian kundër Sacramento Kings 114-109, ndërsa Phoenix Suns dominoi Portland 101-90.