Kombëtarja, vetëm një miqësore me Kosovën në Nëntor
Miqësorja me Kosovën mesa duket do të jetë e vetmja për Kombëtaren Shqiptare në muajin Nëntor...

Pushimi i detyruar në mesin e muajit do të grumbullojë sërish të besuarit e De Biasit që edhe pse me një biletë në Euro 2016 nuk kanë arritur të sigurojnë një sfidë tjeter. Bisedimet me Federatën Finlandeze janë bllokuar dhe sipas të gjitha gjasave, Kombëtarja Shqiptare do të luajë vetëm një 90 minutësh testues edhe pse ka në dispozicion 5 ditë.
Sfida mes të besuarve të De Biasit dhe atyre të Bunjakit do të luhet në datën 17 Nëntor në Prishtinë. Kërkesa nga Federata e Futbollit të Kosovës u bë menjëherë pas triumfit në Armeni.
Fillimisht u përfolën edhe përballje miqësore me Poloninë dhe Kroacinë, ndërsa Finlanda nuk ka preferuar të udhëtojë drejt Shqipërisë, duke bërë që bisedimet të shkojnë drejt bllokimit.
Në miqësoren e Prishtinës, risitë e mëdha të Kombëtares Kuqezi do të jenë të shumta, mes të cilëve Milot Rashica dhe Rey Manaj, të cilët kuajnë respektivisht me Vitessen dhe Interin.
