Nisin punimet për ndërtimin e shtëpisë së re
Halli i familjes së Besnik Karametit nga Dibra, i cili jetonte në deponin e qytetit i tronditit të gjithë, vecanërisht dibranët...

Dibranët që jetojnë në Amerikë, të befasur nga pamjet e tmerrshme dhe të paimagjinueshme që ishin përditshmëri për familjen Karameti, solidarizohen dhe për dy- tre ditë arrijnë të grumbullojnë 20 mijë dollar.
Me nismë të Skender Kërcisht, Edmond Imerit, Bekim Pacuku, Artan Duka dhe shumë dibran të tjerë, nisin punimet për ndërtimin e shtëpisë larg vendit ku rrezikohej shëndeti i familjarëve.
“Mua personalisht më tha Artani , pastaj Bekimi Pacuku edhe ai është në Amerikë, i cili i ka telefonuar Artanit dhe kështu bashkarisht, fatmirësisht e kishte vendi, pra Besniku e ka të vetin në kadastar e ka me dokumentacion të nevojshëm” – tha Skender Kërcishta, qytetar nga Dibra.
“Bashkë me ju, me axhi Nerin, dhe ata shokët në Amerikë sic thamë Bekimi e ka marë iniciativën për këtë ma dha mua në dorë ne cdo herë punojmë bashk me atë, nuk jemi ata që grumbullojmë shumë para bashk por e dim rethin, e dim se ka mundësi nuk është që ndajmë nga kafshata e gojës , cdo kujt që I lutemi për ndihmë e dim se e ka terezin mirë” – tha dibrani nga Amerika, Edmond Imeri.
Nëse moti do të jetë i mirë shtëpia planifikohet të përfundoj pas dy javëve. Me përfundimin e shtëpisë shtohen shpresat e bashkimit të familjes dhe fillimit të një jete të re për 5 antarët.
“Jam tepër, mëse e lumtur dhe për këtë falënderoj vëllezërit dibran, dhashtë Zoti ta zaptojnë jo vetëm Amerikën por tërrë botën, sikur janë duke punuar Zoti u dhashtë, më shumë” - deklaroi kryefamiljari, Besnik Karameti.
“Se besoja se do të ndodhte, kam shpresë se me ndërtimin e shtëpisë do të bashkohet edhe familja, mendoj se do të bashkohemi do të flas me to që të bashkohen” – tha djali i Besnikut, Hekuran Karameti.
Familja Karameti me lot në sy falëndërojnë të gjithë që ua zgjatën dorën në këto ditë të rrënda dhe janë me shpresë se shtëpia e re do tu sjell shumë fat në jetën e tyre. (Rina Turkeshi, TVM2)
