KONFERENCA SHKENCORE FETARE

Studentët të hulumtojnë rreth drejtimit Hanefi

01.11.2015 16:23

Organizatori i kësaj konference vlerëson se ky drejtim është një shkollë juridike e cila jep zgjidhje për të gjitha problemet...

Sfidë për studentët është që të studiojnë apo hulumtojnë më tepër rreth drejtimit islam hanefi, për shkak se këtij drejtimi i përkasin shumica e shqiptarëve të besimit islam, u vlerësua në ditën e dytë të konferences shkencore “Medhhebi Hannefij, prioritetet dhe sfidat”.

Organizatori i kësaj konference vlerëson se ky drejtim është një shkollë juridike e cila jep zgjidhje për të gjitha problemet.

“Realisht është një shkollë juridike, që po që se e analizojmë në detaje, e studiojmë, e mirëkuptojmë, është një shkollë që jep zgjidhje për të gjitha problemet, përfshi edhe kohën bashkëkohore sot, dhe ne kemi si obligim që të gjejmë zgjidhje edhe për problemet bashkëkohore” – tha kryetari i këshillit organizativ, Jusuf Zimeri.

Ligjëruesit në këtë konferencë kanë paraqitur të dhëna, hulumtime studime për veprimtarinë e Ebu Hanifes. Ata shpresojnë që të kenë motivuar studentët për të hulumtua më tepër rreth kësaj çështje.

“Në këtë konference kam paraqitur një trajtesë me temë kam paraqitur një trajtesë me titull kam paraqiur një trajtesë me titull terminologjia dhe  lituratura shkencore e Medhhebit Hannefij, duke pasur paraszsh se është një nga sfidat të kohës sonë bashkëkohore, ku të rinjtë tanë janë larguar nga literature kapitale, bazike e medhhebit hanefij” – u shpreh ligjeruesi nga Kosova, Ekrem Maqedonci.

“Unë sot u mundova, në pika të shkurtëra që të paraqes një shpjegim adekuat të veprimtarisë së Ebu Hanifes rreth çështjeve të besimit, që quhet akaid, pra koncepti akaidologjik I Ebu Hanifes, dhe mendoj se është shumë I dobishëm në kohën në të cilën ne jetojmë” – deklaroi Myftiu i Myftinisë së Gostivarit, Shaqir Fetahu. 

Organizatorët theksuan se kjo konference nuk është mbajtur për shkak të ndonjë rreziku që i kanoset medhhebit hannfeij, nga rrymat tjera që janë paraqiurë kohën e fundit në trojet tona, por sepse duhet hulumtuar më tepër rreth kësaj shkolle jurdike. (Ersan Pajaziti, TVM2)