Në pallatin e kulturës në Dibër u mbajt portiku poetik dr. Lutfi Turkeshi
Në edicionin e 13 të portikut poetik mernin pjesë poetë nga Shqipëria Kosova dhe Maqedonia...

Në organizim të Klubit Letrar “Art Klub” para dashamirësve të fjalës së shkruar mbrëmë në qendrën për kulturë u mbajt Portiku Poetik Dr. Lutfi Turkeshi, ku me fjalën e tyre poetike poetë nga hapsira gjith shqiptare mikluan ambientin kulturor dibran, me mesazhin se fjala e bukur e shkruar është ajo që afron meridianët, shëron dhe bashkon zemra.
Ndërkaq kryetari i komunës së Dibrës Ruzhdi Lata gjatë hapjes së portikut poetik Dr.Lutfi Turkeshi tha se rilindasit ngritën frymën e moralin patriotik, edhe sot vargu i poetëve të rinj duhet të ketë karakter e frymë patriotike.
Në edicionin e 13 të portikut poetik mernin pjesë poetë nga Shqipëria Kosova dhe Maqedonia, të cilët përmes fjalës së shkruar të tyre paraqitën muzat me porosi të qartë.
Në frymën e motivimit të poetëve të rinj që nga ky vit Portiku Poetik Dr. Lutfi Turkeshi begatohet edhe me konkurs letrar të titulluar “Ajri Begu” ku familja Begu ndan mirënjohjet dhe tre çmimet e para fituese marin shpërblimë.
Nga familja e Ajri Begut fitues të konkursit letrar këtë vit ishin vendi i parë Adisa Cëroi, vendi i dytë shifra 0067 dhe vendin e tretë Edon Piperku. Shpërblimet i ndau Kryetarja e lidhjes se Shkrimtarëve të Kosovës, bashkëshortja e Ajri Begut, Flora Brovina. (Atli Dema, TVM2)
