OH “ Hilal “ ndihmon skamnorët në Kumanovë

01.11.2015 17:21

Ndihmat janë shpërndarë përmes Myftinës së Kumanovës....

Organizata humanitare “ Hilal “ gjatë fundjavës, ka sjellur një kontingjent ndihmash prej 100 pakosh për skamnorët në rajonin e Kumanovës.

Ndihmat janë shpërndarë përmes Myftinës së Kumanovës.

OH “ Hilal “ dhe Myftinia e Kumanovës për gjatë tërë vitit përkujdesen për mbi 300 familjet e evidentuara në rajonin e Kumanovës por edhe në raste të tjera kur e kërkon nevoja. (Nexhati Aqifi, TVM2)