Thaçi: Bëhet nga injoranca politike dhe xhelozia
Qeveria e Kosovës, pasi ka ratifikuar projektligjin për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian, atë e ka proceduar në Kuvendin e Kosovës për miratim...

Kuvendi i Kosovës tashmë ka vendosur në agjendën e tij për ditën e hënë, , që ta ratifikojë këtë projektligj.
Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi shprehet i bindur se legjislativi do ta miratojë ligjin për ratifikimin e MSA-së, por thotë se nuk e kishte menduar kurrë që do të ketë Kuvendi, deputetë që nuk marrin pjesë në një akt solemn për Kosovën.
Sipas Thaçit, mos pjesëmarrja e nesërme e opozitës në seancën për ratifikimin e MSA-së, bëhet nga injoranca politike dhe xhelozia për suksesin e koalicionit aktual qeverisës.
Ai në lidhje me opinionet se MSA-ja do të ketë ndikim negativ, tha se janë të pavërteta dhe fton të gjithë ata skeptik që ta lexojnë dokumentin e MSA-së, pasi që siç ka ndikuar për të mirën e vendeve të rajonit, njëjtë do të jetë edhe me Kosovën.
Megjithatë, zyrtarët e bllokut opozitar kanë deklaruar se nuk do ta pengojnë seancën së hënës, ashtu siç kanë bërë deri tash, por nuk do ta votojnë projektligjin për MSA-në, pasi siç thonë ata ka shumë vërejtje për këtë marrëveshje.
Të hënën, liderët e subjekteve opozitare do të mbajnë një konferencë për media, ku do të bëjnë të ditur qëndrimin e plotë në lidhje me MSA-në.
Negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit kanë nisur para dy vjetësh, vetëm pasi Kosova është angazhuar në bisedimet me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve.
