Zgjedhjet në Turqi, dalin rezultatet e para
Në Turqi janë publikuar të dhënat e para në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare që u mbajtën sot në të gjithë vendin, raporton “Anadaolu Agency”....

Bordi i Lartë Zgjedhor njoftoi rezultatet paraprake në lidhje me rreth 85 përqind të votave të numëruara. Nga këto rezultate, AKP ka marrë 50.34 përqind me 320 deputetë.Partia e parë opozitare Partia Popullore Republikane deri më tani ka 24.30 përqind të votave, me 129 mandate.
Partia Lëvizja Nacionaliste e opozitës ka marrë 11.83 për qind të votave, me 44 deputetë, ndërsa Partia Popullore pro-kurde 10.17 për qind, me 57 deputetë. Ndërkohë 3.86 kanë marrë partitë e tjera të vogla, që nuk përkthehet në asnjë mandat deputeti.
Parlamenti turk ka një total prej 550 deputetësh, ndërkohë për formimin e qeverisë kërkohet një shumicë, minimumi prej 276 mandatesh parlamentare.
