"Uniteti" kërkon dorëheqjen e ministrit të ekologjisë Izairi
Partia e Gëzim Ostrenit “Uniteti” kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Ekologjisë Nurhan Izairi dhe mbylljen e fabrikës së Jugohromit...

Në një reagim drejtuar Qeverisë, “Uniteti” ngre zërin ndaj siç thotë indiferencës së Qeverisë, e në veçanti BDI-së, për zvarritjen e zgjidhjes së problemit me rastin “Jugohrom”.
“Shkelja e afateve për vendosjen e filtrave dhe mosmbyllja e “Jugohrom”-it është edhe një dëshmi për mospërfilljen e BDI-së nga ana e partnerit të saj VMRO DPMNE, ose pas kësaj fshihen interesa materiale të individëve të caktuar të dy partive në pushtet”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Unitetit, në të cilën shtohet se për pronarët rus të “Jugohrom”-it nuk vlejnë ligjet, pasi partitë në pushtet VMRO DPMNE dhe BDI kanë sistemuar ushtarët e tyre partiak në stafin menaxhues të helmuesit të Pollogut“.
