Maqedoni
Temperatura nën zero sot në mëngjes në pjesën më të madhe të Maqedonisë
02.11.2015 09:05
Berova, Mavrova, Manastiri, Kriva Pallanka, Tetova, Lazaropole, Demir Kapija, Strumica, Shtipi dhe Kumanova sot në mëngjes ishin me temperatura nën zero...

Temperatura e matur maksimale në mëngjes ka arritur katër gradë Celsius.
Sipas matjeve të DPHM, më ftohtë ishte në Berovë minus shtatë gradë, në Mavrovë minus tre gradë, Manastir minus dy, Kriva Pallankë, Tetovë, Lazaropolë, Prilep, Demir Kapi, Strumicë minus një gradë, në Shtip dhe Kumanovë zero gradë, në Shkup, Dibër, Kavadar, Krushevë, një gradë Vinicë, Ohër, Pretor, dy gradë në Gjevgjeli dhe katër gradë në Dojran.
Në pjesën më të madhe të vendin moti është i kthjellët dhe me diell. Nëpër disa lugina ka paraqitje të mjegullës së dobët.
Në vendet më të larta fryn erë e dobët nga drejtimi verior dhe lindor. Shtypja e ajrit sot në mëngjes është shumë e lartë, dhe është për 20 njësi matëse më e lartë nga mesatarja, por gjatë ditës do të bie.
Sot moti do të jetë kryesisht me diell me vranësira të vogla lokale, Do të fryjë erë e dobët, ndërsa në vendet më të larta dhe në malet erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verilindor.
Temperatura e ditës do të arrijë prej 14 deri në 20 gradë Celsius.
Në ditët në vijim, rajoni i Maqedonisë edhe më tej do të jetë nën sistemin atmosferik me shtypje të lartë të ajrit dhe masë stabile të ajrit.
Prej nesër nën ndikim të masë më të ngrohtë të ajrit, temperatura e ditës do të shënojë rritje. Kushtet për paraqitjen e mjegullës në mëngjes do të jenë të vogla dhe të përfshira si paraqitje më e rrallë./Mia
