Botë

Zgjedhjet në Turqi, partia e Erdogan rimerr shumicën

02.11.2015 09:07

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) ka fituar zgjedhjet parlamentare ne Turqi, duke rimarrë shumicën e humbur në qershor...

Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu tha se AKP kishte fituar 49.4% të votave, përballë partisë kryesore opozitare me 25.4% të votave.
 
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se votuesit kanë “treguar se ata preferojnë vepra dhe zhvillim”.
 
Partia pro-kurde HDP kaloi pragun e nevojshëm 10% për të kërkuar vende në parlament.
 
Partia nacionaliste MHP do të marrë vende në Ankara.
 
Në një deklaratë për shtyp, presidenti Erdogan tha se “elektorati kishte dhënë prova të dëshirës së tyre të fortë për unitetin dhe integritetin e Turqisë”.
 
Ai bëri thirrje botës që të respektojnë vullnetin kombëtar të Turqisë.