Botë
Rrëzimi i avionit, trupat e të vdekurve kthehen në Rusi
02.11.2015 09:53
Trupat e 144 personave që humbën jetën si pasojë e rrëzimit të avionit të shtunën në Egjipt, janë kthyer në Shën Petersburg të Rusisë...

Kreu i Agjencisë Ajrore ruse të Transportit, Aleksandr Neradko tha se avioni pati një problem teknik, ndryshe nga pretendimet e ISIS se jane pergjegjes per rrezimin e avionit.
Avioni mbante 217 persona në bord, përfshi dhe 25 fëmijë, thonë autoritetet ruse. 7 të tjerët ishin anëtarë të bordit.
Një avion qeveritar rus ktheu mbetjet e viktimave në aeroportin e Pulkovo të Shën Petersburgut sot në mëngjes.
Hetimi i nisur nga ekspertët e aviacionit, që po analizojnë të dhënat e mbledhura përmes kutive të zeza duhet ende të japë rezultatet e tij.
