Maqedoni

Një i vdekur dhe një i lënduar në përplasjen e një kamioni dhe automobili afër Gostivarit

02.11.2015 10:18

Në aksidentin, që ka ndodhur dje pasdite në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë te "Ura e Zdunjës", jetën e ka humbur një person, ndërsa është lënduar shoferi i kamionit...

Pas ndërprerjes treorëshe, për shkak të kontrollit, komunikacioni në këtë pjesë sërish është normalizuar.
 
Nga SPB Tetovë informojnë se aksidenti ka ndodhur pasdite në orën 13:00. Në të kanë marrë pjesë automobili i markës "BMV" me targa të Gostivarit dhe një kamion me rimorkio me targa të Tetovës.
 
"Në aksident në vendin e ngjarjes ka vdekur A.N. (56) nga Negotina, i cili e ka drejtuar automjetin. Shoferi i kamionit V.B. (39) ka marrë lëndime trupore dhe është përkujdesur në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit", deklaroi për MIA-n, Marjan Josifovski zëdhënësi i SPB Tetovë.
 
Nga ndeshja, kamioni pothuajse tërësisht është kthyer dhe ka dalë nga rruga dhe është varur mbi urë, ndërsa automobili tërësisht është shkatërruar./Mia