Botë
Samiti i pari që nga 2012 mes Japonisë dhe Koresë
02.11.2015 10:38
Presidentja i Koresë së Jugut Park Geun-hye dhe kryeministri i Japonisë Shinzo Abe kanë mbajtur një takim të nivelit të lartë bilateral, që nga viti 2012...

Dy liderët janë takuar në Seoul, me qëllim të uljes së tensioneve, të gjysmës së parë të shekullit 20-të.
Shumë koreanë mendojnë se kryeministri Abe, i cili ka marr qeverisjen e Japonisë në 2012, ka minimizuar krimet japoneze, gjatë periudhës së saj të okupimit Gadishullit Korean, gjatë viteve 1910-45.
Çështja e njohur si “femrat për qejfe” që përfshin detyrimin e femrave koreane, për të prostituuar tek ushtarët japonezë gjatë luftës, mbetet një problem i ndjeshëm.
Japonia mendon se kjo çështje është përmbyllur me traktatin e viti 1965 dhe kërkim faljen e viti 1993, por shumë koreanë mendojnë se këto nuk janë të mjaftueshme.
