Botë

Somali, sulmi i armatosur merr jeten e 15 personave

02.11.2015 10:50

15 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë mbetë të plagosur si pasojë e një sulmi në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu...

Ngjarja e rëndë ndodhi në një një hotel të qytetit, ku personat e armatosur shpërthyen me eksploziv me dy automjete pranë ndërtesës.
 
Mes viktimave ndodhet një anëtar i parlamentit dhe gjererali që udhëhoqi ofensivën ushtarake për të dëbuar grupiin e Al-Shabab nga kreyqteti Mogadishu.
 
Trupat ushtarake të unionit afrikan dhe forcat e qeverisë u shprehën se tashmë kanë nën kontroll hotelin, pas një konflikti të armatosur me autorët e shpërthimit.
 
Hoteli njihet si një ambient që frekuentohet nga anëtarët e parlamentit të Somalisë.
 
Ngjarja vjen një ditë pas përplasjeve të armatosura mes xhihadisteve dhe trupavë të unionit afrikan në rajonin e Bakul në kufi me Etiopinë.