Botë
Erdogan: Bota të njohë rezultatin
02.11.2015 11:23
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan pret që bota duhet të respektojë rezultatin e zgjedhjeve, në të cilat partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim siguroi shumicën...

Erdogan sulmoi qëndrimet kritike të mediave ndaj tij dhe përsëriti apelin për njohje globale të rezultatit të zgjedhjeve.
Në prononcimin e tij, Erdogan deklaroi se votuesit kishin zgjedhur stabilitetin dhe jo vazhdimin e trazirave.
“Kombi e shprehu qëndrimin e tij më 1 nëntor në favor të stabilitetit. Le të ndjekim këtë rrugë, të jemi vëllezër dhe turq. Një parti me rreth 50 për qind të votave ka marrë pushtetin në Turqi dhe kjo duhet të respektohet nga e gjithë bota. Por deri tani nuk kam parë një maturi të tillë”, tha Rexhep Taip Erdogan, president i turqisë.
Me thuajse të gjitha votat të numëruara, AKP ka fituar 49.4 për qind të votave, ndërsa opozita e CHP-së 25.4 për qind, raporton agjencia e lajmeve “Anadolu”.
Partia pro-kurde HDP kaloi pragun prej 10 për qind për të siguruar vendet në Parlament, por pësoi një rënie të mbështetjes që nga votimi i qershorit.
Erdogan organizoi zgjedhjet dje, pasi partia e tij humbi shumicën parlamentare në qershor, për herë të parë në 13 vjet, dhe pasi përpjekjet për të formuar një qeveri koalicioni dështuan.
GAZMEND REXHEPI
