Botë

Ndërron jetë ish-aktori dhe senatori amerikan Fred Thompson

02.11.2015 11:44

Ish-senatori amerikan Fred Thompson, i cili ka qenë dhe aktor në disa filma dhe seriale, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare...

Familja e tij njoftoi se Thompson vuante nga kanceri.
 
Fred Thompson ka qenë këshilltar i Komitetit të Senatit për Watergate-n, që hetoi presidentin Richard Nixon.
 
“Fred ishte i njëjti, në Senat, në sheshxhirim apo në shtëpi”, lexohet në komunikatën e familjes së tij.
 
Në vitin 2008, Thompson kandidoi te republikanët për president të SHBA-së, por kandidatura e tij nuk fitoi mbështetjen e mjaftueshme./Top Channel