Drejtoria për të Ardhura Publike: Nga 15 nëntori me pagesë të detyrueshme
Drejtoria për të Ardhura Publike, nga data 15 nëntor do të fillojë me pagesë të detyrueshme të llogarive të papaguara për taksën radio-difuzive, paralajmërojnë nga Drejtoria...

Drejtoria për të Ardhura Publike u bën thirrje qytetarëve të cilët kanë borxhe të mbetura për taksën radio-difuzive t’i paguajnë, me qëllim që të mos i ekspozohen shpenzimeve shtesë për pagesë të detyrueshme dhe bllokim të llogarive të tyre.
Me qëllim të shkurtimit të kohës dhe shpenzimeve për pagesën e taksës radio-difuzive, pa pritje në sportele, qytetarët mund të kryejnë pagesën e taksave me kartela përmes internetit, Viza, Maestro dhe Master-kard, duke e shfrytëzuar shërbimin elektronik.
Regjistrimi për e-taksën radio-difuzive është falas, i shpejtë dhe i thjeshtë, vetëm që është e nevojshme qasje në internet dhe e-postë, porosisin nga Drejtoria.
DAP iu rekomandon qytetarëve për kontroll të gjendjes së borxheve dhe për kontroll se nëse kryerja e pagesës është evidente, ta shfrytëzojnë shërbimin elektronik e e-taksës radio-difuzive ose me dëshmi për pagesën e kryer, të drejtohen në zyrat tatimore, me qëllim që të sigurohen se nuk do të zbatohet pagesë e detyrueshme e borxheve.
Për të lehtësuar pagesën për taksen radio-difuzive, qytetarët, por edhe kompanitë, mund të kryejnë pagesën për disa muaj ose për 1 vit.
Tarifa për çdo shtëpi është 130 denarë, ndërsa në një familje nëse ka një person të verbët ose të shurdhët, janë të liruar nga pagat.
Më shumë informacione të dobishme qytetarët mund të marrin përmes Info-qendrës së DAP-it, në numrin: 0800 33 000.
REJHANE BUSHI-METAJ
