Sportet E Tjera

Kampionati shtetëror në boks: Shkupi dhe Shkëndija me dy kampion

02.11.2015 12:28

Në kampionatin shtetëror të 22-tin me rradhë, I cili u mbajt gjatë fundjavës së shkuar, ekipet shqiptare regjistruan dominim të plotë...

Megjithatë, u zhvilluan shumë pak lufta finale, me çrast kampion u regjistruan në gjithsej 11 kategori në konkurencë të kadetëve, juniorëve dhe seniorëve.

Nga klubet shqiptare, boksierët e klubit të Shkupit, arkëtuan dy vende të para, pasi Afrim Murati u shpall kampion I Maqedonisë, në kategorinë deri në 69 kilogram, ku në finale mposhti Aleksandar Petrovin e Aperkatit, me ndërprerje në raundin e dytë, ndërsa te juniorët, po në kategorinë e njejtë, Gorgi Trajkovski arriti të mposht Lulzim Ismailin e Shkëndisë dhe u shpall kampion.

Te kadetët, në kategorinë deri më 54 kilogram, Suhejb Iliri u mposht nga Shpend Gafuri po I Shkëndisë së Tetovës, e cila pos tij, nxori edhe një kampion tjetër të Maqedonisë, në konkurimin e juniorëve, ku Besar Garipi ishte bindshëm më I miri dhe e fitoj në finalen e kategorisë deri më 64 kilogram, Kostadin Peshkovskin e Univerzallcit.

Nga Shkëndija, finalist ishte Bekim Iseni në kategorinë deri më 91 kilogram te seniorët, por që u mposht nga Sinan Xheladin I Ternipes.

Ekipi tetovar, në këtë kampionat morri pjesë me katër bokiser dhe të gjithë regjistruan paraqitje të mira, ndërsa nga klubi I boksit Shkupi, pritjet më të mëdha ishin te Jasin Lama, Idriz Bislimi dhe Zeqir Llamallari, por për fatin e tyre jot ë mirë, ata nuk kishin kundërshtar.

Këta të fundit, tani më mbeten të përgatiten për paraqitje sa më të mirë në turneun tradicional ndërkombëtar, Gongu I Artë, I cili prej 12 e deri më 15 nëntor, do të zhvillohet në Shkup. / Mustafa Ademi