Botë
Turqi, shpërthim në supermarket një i vdekur dhe 20 të plagosur
02.11.2015 13:26
Një i vdekur dhe 20 të plagosur është bilanci tragjik i një shpërthimi në juglindje të Turqisë...

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Nusaybin, ku një supërmarket u përfshi nga zjarri, flakët e të cilit u përhapën edhe në ndërtesat përreth.
Incidenti ndodhi në një zonë të përfshirë nga dhuna kohët e fundit. Sipas të përditshmes turke “Sabah”, shkak i zjarrit ishte shpërthimi i një gjeneratori elektrik dhe në dukje ngjarja nuk ka lidhje me zgjedhjet, pavarësisht klimës delikate në këtë qytet të populluar nga komuniteti kurd.
Zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes për të shpëtuar shumë njerëz të cilët ishin bllokuar në katet e sipërme të ndërtesës.
Shumë prej tyre në gjendje asfiksie nga tymi u dërguan në spitalet më të afërta për të marrë ndihmën e nevojshme.
Forcat zjarrëfikëse arritën të stabilizojnë flakët, teksa kanë nisur edhe hetimet për të zbuluar atë që ndodhi në juglindje të Turqisë.
