Show Biz
Heidi Klum shndërrohet në Jessica Rabbit
02.11.2015 13:41
Gjithmonë zgjedh kostume fantastike për festën e Hallouinit dhe ky vit nuk bëri përjashtim për modelen Heidi Klum...

42-vjeçarja u paraqit e veshur si personazhi Jessica Rabbit. Heidi ka kaluar ditë të tëra në një laborator në mënyrë që të krijonte një “protezë” që i binte fiks.
Nëpër rrjetet sociale, Heidi kishte bërë të ditur se për Hallouin nuk do të ishte elegante dhe shumë menduan se ajo do të maskohej si Kim Kardashian apo Amber Rose./Top Channel
