Maqedoni

Kuvendi e filloi seancën e 71-të

02.11.2015 15:34

Kuvendi i i Republikës së Maqedonisë sot e ka filluar seancën e 71-të, e cila ka rend dite të nxheshur prej 118 pikave...

Kuvendi i i Republikës së Maqedonisë sot e ka filluar seancën e 71-të, e cila ka rend dite të nxheshur prej 118 pikave, prej tyre numri më i madh në lexim të dytë, ndërsa 12 në lexim të parë.
 
Rreth propozimit të RM-së, rendi i ditës është plotësuar me nëntë ligje, të cilat miratohen me procedurë të shkurtuar, mes të cilave edhe për detyrimet e Republikës së Maqedonisë për financim të projektit "Gazidikim" të RM-së faza e parë, pastaj për aksin rrugor Shtip-radovish, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për garanci të RM-së ndaj detyrimeve pas kontratave për hua për financim të programit për rrugë nacionale dhe të projektit për mbindërtim dhe zhvillim të rrugeve, të cilat do të lidhen mes BERZH-it dhe NP për rrugë shtetërore, respektivisht Bankës Botërore dhe NP për Rrugë shtetërore.
 
Deputetët  në kuadër të seancës e kanë verifikuar mandatin e deputetit Dajanço Efremov.
 
Deputetët, mes tjerash e kanë miratuar edhe propozim vendimit për themelim të grupeve të deputetëve të Kuvendit të RM-së për bashkëpunim me parlamente të shteteve tjera.
 
Diskutimi në Kuvend do të vazdhojë pas pushimit të rregullt./Mia