Maqedoni
Tetovë, Arifi pret ish presidentin kroat, Mesiq
02.11.2015 15:47
Ish kryetari kroat, Stipe Mesiq, ka vizituar Komunën e Tetovës. Në takimin me kryetaren e Tetovës, Teuta Arifin...

Ish kryetari kroat, Stipe Mesiq, ka vizituar Komunën e Tetovës. Në takimin me kryetaren e Tetovës, Teuta Arifin, është biseduar për idetë të përbashkëta në mes dy shteteve, si dhe për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Ish presidenti Mesiq u shpreh se problem kryesor që i tangon për momentin të gjitha shtetet evropiane është ai me emigrantët.
“Të zgjidhen disa çështje që i ngarkon të gjitha shtetet e Evropës, ajo është çështja e të ikurve, e emigrantëve, por nuk mund të zgjidhet e vetme, atyre ju duhet ndihmë, ju duhet ndihmë maksimale, por problemi duhet të zgjidhet tek burimi, atje ku kriza është, ajo do të thotë me mjete politike e joushtarake”- deklaroi kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
“Sot mysafir në Komunën e Tetovës është kryetari i mëparshëm i Kroacisë, z. Stipe Mesiq, i cili është normalisht një mik i madh i shqiptarëve dhe pse jo edhe i tetovarëve. Ai vjen këtu sot për të promovuar librin e ty dhe normalisht jemi të nderuar për faktin që është i pranishëm këtu. Kishim mundësi që të bisedonim për çështje të bashkëpunimit, për idetë tona të përbashkëta, për përparimin e rajonit dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian”- theksoi ish kryetari i R. së Kroacisë, Stipe Mesiq.
Në këtë takim ishte edhe kandidati shqiptar për deputet në Kuvendin e Kroacisë, Idris Sulejmani, i cili theksoi se nëse zgjidhet deputet do të mbrojë me dinjitet interesat e të gjithë pakicave që jetojnë dhe veprojnë në Kroaci.
“Besoj se jam një kandidat potencial dhe të shënojmë historinë kësaj radhe. Besoj që do të jem shqiptari i parë i pakicës kombëtare në R. e Kroacisë në histori që do të ulem në Parlamentin e R. së Kroacisë dhe me një dinjitet do të mbroj interesat e të gjitha pakicave dhe e atij grupacioni, siç janë boshnjakët, shqiptarët, maqedonasit, malazezët dhe sllovenët”- tha kandidati për deputet në Kuvendin e Kroacisë, Idris Sulejmani.
Ish presidenti kroat, Stipe Mesiq, njëherit në ambientet e UShT-së promovoi librin “Si është shkatërruar Jugosllavia”, ku autor i librit është vet ai.
VISAR SADIKI
