Maqedoni

Vaksinimi kundër gripit sezonal, vaksina kushton 400 denarë

02.11.2015 16:15

Në të gjitha Qendrat e Shëndetit Publik në Maqedoni ka filluar vaksinimi kundër gripit, ku janë siguruar 31 mijë vaksina...

Vaksinimi kundër gripit sezonal është i preferuar më së shumti për personat e moshuar, të sëmurit kronik, gjegjësisht ata që janë me sëmundje kardiovaskulare, dhe personat që kanë probleme me sëmundjet respiratore etj. 
 
Epidemiologia, Luljeta Imeri, theksoi se prej muajit tetor deri në muajin mars kemi përhapje të sëmundjes së gripit dhe prandaj si preventivë aplikohet vaksinimi kundër gripit.
 
“Deri tani rreth 3200 persona janë vaksinuar me të madhe. Vaksinojmë çdo ditë deri tani, kemi pasur njerëz në ndërrimin e parë dhe ndërrimin e dytë, edhe të shtunën deri në orën një. Prej ditës së hënë do të ketë vaksinim prej orës 8 të mëngjesit deri në orën 3 për ata të cilët janë të interesuar”- deklaroi epidemiologia, Luljeta Imeri.
 
Vaksinimi ka filluar që nga 15 tetori i këtij viti, ndërsa vaksina kundër gripit kushton 400 denarë. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ