Goditet me vezë Edi Rama, 9 studentë shoqërohen në polici
Moda e gjuajtjeve me vezë, pas Kosovës ka pushtuar edhe Shqipërinë, ku një grup studentësh goditën me vezë kryeministrin shqiptar, Edi Rama...

Të rinjtë, pjesë e “Lëvizjes për Universitetin”, ishin duke protestuar kundër ndryshimeve në Ligjin për arsimin e lartë dhe tarifave të larta të studimit.
“Është goditur me vezë në drejtim të kryeministrit, i cili ishte në një aktivitet të organizuar nga ky fakultet”- thuhet në njoftimin paraprak të policisë, e cila shton se 9 persona janë shoqëruar për verifikimin dhe zbardhjen e këtij veprimi.
Pas kësaj ka reaguar edhe grupimi studentor i “Lëvizjes për Universitetin” së bashku me tre aktivistë të Klubit Politik nga Kosova. Aktivistët thonë se gjatë rrugës policia ka ushtruar dhunë fizike mbi ta.
Ata thonë se “qeveria përdori forcën për të kaluar forcërisht një reformë që pasuron universitetet private, ndërsa tashmë po përdor dhunën policore për të ruajtur privilegjet e privatëve”.
