Maqedoni

Emri, Nimic: koha e fundit për zgjidhjen e kontestit

02.11.2015 17:20

Në intervistën për të përditshmen greke “Katimerini”, përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara në bisedimet për kontestin e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë...

Në intervistën për të përditshmen greke “Katimerini”, përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara në bisedimet për kontestin e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë, me rastin e  shënimit të 20 vjetorit nga bisedimet mes dy palëve në kontest apelon që çështja e emrit mes Shkupit dhe Athinës zyrtare përfundimisht të zgjidhet. Sipas Nimic, kjo do të thotë emër i zgjeruar me përcaktim gjeografik.
 
Përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara, Metju Nimic, është shprehur decid në këtë drejtim, duke theksuar se të dyja palët do të duhet të tregojnë mirëkuptim dhe të bëjnë përjashtime nga vijat e kuqe, për të arritur deri tek zgjidhja përfundimtare e kontestit shumëvjeçar  të emrit.
 
Sipas negociatorit Nimic, në rast se arrihet një gjë e tillë, do të thotë se nuk bëhet fjalë për humbës dhe fitues, por thjesht për një kontribut i të dyja palëve në interes të bashkëpunimit në nivel mes dy shteteve, si dhe stabilitetit të të gjithë rajonit në momente kritike, përfshi këtu dhe krizën me refugjatët.    
 
“Erdhi koha që të zgjidhet çështja me emrin… Problemi me refugjatët, i cili shumë ndikon mbi të dy shtetet, rritja e kërcënimeve terroriste në rajon, si dhe vështirësitë ekonomike me të cilat ballafaqohet Evropa Juglindore, janë arsye plotësuese për shkak të së cilave zgjidhja është me rëndësi esenciale. Zgjidhja do ta hapë derën për bashkëpunim më të mirë, qasje më të fuqishme euroatlantike drejt zgjidhjes së çështjeve rajonale dhe do të ishte në interes të të dy vendeve"- deklaroi Methju Nimic për “Kathimerini”.
 
Ndërmjetësi Nimic është i hapur lidhur me atë që çfarë realisht duhet të pritet se do të përmbajë formula finale për emrin. Termi “Maqedoni” mbetet pa asnjë lloj përpjekje për t’u eliminuar, por i njëjti term do të thotë “Maqedoni”, do të jetë i shoqëruar me përcaktimin gjeografik, sado që kjo nuk do t’ju shkojë për shtati vijave të kuqe nga pala maqedonase. 
 
"Unë jam absolutisht i bindur se problemi është zgjidhur, për të mirën e të dy vendeve. Ky nuk është rast i 'shumës zero', kur njëra palë fiton, ndërsa tjetra humb. Mund të ketë zgjidhje që do të jetë në dobi të të dy vendeve, e cila do t'i mbulojë qëllimet kombëtare që të dyja palët i konsiderojnë si të rëndësishme"- tha Nimic  për “Kathimerini”.
 
Nimic theksoi se duhet të ekzistojë edhe bindje se çështja për cilatdo aspirata territoriale nuk ekzistojnë, duhet të respektohet trashëgimia kulturore e të gjithë qytetarëve. Ai theksoi se proces i përshpejtuar i integrimit në NATO është me rëndësi thelbësore. 
 
Nimic, në intervistën për “Katimerini” theksoi gjithashtu edhe përkushtimin që ShBA-të e kanë ndaj Maqedonisë si dhe Greqisë. ShBA ka interes të madh për zgjidhjen e kësaj çështje.
 
ShBA-ja, tha Nimic, jep prioritet të lartë për proceset e integrimit të vendit në kornizën më të gjerë euroatlantike, veçanërisht në anëtarësimin në NATO dhe BE, çdoherë në pajtim me rregullat dhe procedurat.
 
GAZMEND KURTISHI