Maqedoni
Prilep, mbahet maratona e parë postare
02.11.2015 18:08
Postat e Maqedonisë në bashkëpunim me Pushtetin Lokal dhe Agjencinë e Postave në qytetin e Prilepit, organizoi maratonën e postave...

Ky manifestim, në të cilin morën pjesë mbi 400 garues të grupmoshave të ndryshme dhe mbahet për herë të parë në nivel ndërkombëtar, ka për qëllim që nëpërmjet garave atletike të promovojë veprimtarinë postare, thotë drejtori i përgjithshëm i Postave të Maqedonisë, Faadis Rexhepi.
“Lidhja ndërmjet postës dhe këtij manifestimi qëndron në shpirtin e garuesit në maratonë dhe postierit. Kënaqësia ime do të jetë edhe më e madhe nëse arrijmë që ky manifestim të jetë tradicional dhe të organizohet edhe nëpër qytete tjera të Maqedonisë me të vetmin qëllim, që të përkrahim jetën aktive dhe jetën e shëndetshme të qytetarëve”- deklaroi drejtori i përgjithshëm i Postave të Maqedonisë, Faadis Rexhepi.
Gara është zhvilluar në tre kategori, më të rinjtë kanë vrapuar deri në 21 kilometra, ndërkaq më të moshuarit deri në 42 kilometra.
Krahas garuesve nga Maqedonia, në maratonën e parë postare morën pjesë edhe përfaqësues nga Turqia, Kroacia, Bullgaria, Sllovenia dhe Serbia. Për të gjithë garuesit që treguan sukses, organizatorët siguruan edhe shpërblime.
NAIM RAMADANI
